MSHMS: 17 efektivë policie dhe dy protestues mbërrijnë në urgjencën e Traumës

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bëri sot në mbrëmje një përditësim të situatës së efektivëve dhe protestuesve të plagosur gjatë tubimit të sotëm.
Sipas MSHMS-së, shtatëmbëdhjetë efektivë të Policisë dhe dy protestues kanë mbërritur së fundmi në Spitalin Universitar të Traumës, ku po ekzaminohen nga stafi mjekësor.
Personat e mbërritur në SUT po i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore për vlerësimin e gjendjes së tyre shëndetësore.
/e.i/r.e/