E Diel, 1 Nëntor 2026

MSHMS: Asnjë humbje jete në spital, katër protestues dhe një efektiv kanë marrë ndihmë mjekësore

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot mbi gjendjen shëndetësore të personave të paraqitur në strukturat spitalore pas protestës.

Në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) është paraqitur një protestues, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Ai paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është koshient.

Gjithashtu, në këtë strukturë spitalore është paraqitur një efektiv policie, i cili, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, është larguar me këshillën e mjekut.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur tre protestues me dëmtime të lehta. Dy prej tyre janë larguar nga spitali pas marrjes së trajtimit mjekësor, ndërsa personi i tretë vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale vijon të ndjekë situatën në koordinim të pandërprerë me strukturat dhe do të informojë në vijim.

Gjithashtu MSHMS e konsideroi lajm të rremë informacionin e shpërndarë në rrjetet sociale për humbje jete në Spitalin e Traumës. “L Ë. Asnjë humbje jete në strukturat spitalore. Përkujdesje shëndetësore maksimale për çdo të lënduar”, deklaron MSHMS

/k.s/ /a.g/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›