MSHMS: Dy efektivë policie dhe katër protestues po mjekohen tek Trauma

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informoi mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, ora 17:50.
Spas MSHMS-së, në Spitalin Universitar të Traumës janë nën kujdesin mjekësor dy efektivë policie. Efektivi me inicialet D.K. është shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë për monitorim të mëtejshëm dhe paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.
Efektivi me inicialet F.R., i ardhur nga Shkodra, aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në kokë.
Gjithashtu, katër protestues janë nën kujdesin mjekësor dhe paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas informacioneve paraprake, protestuesja me inicialet E.P. aktualisht ndodhet nën monitorim intensiv. Ajo paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është e vetëdijshme.
Në QSUT nuk ka asnjë të lënduar aktualisht.
/m.q/r.e/