MSHMS: Tre protestues të lënduar tek Trauma, në gjendje të mirë shëndetësore

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informoi se tre protestues të lënduar gjatë protestës kanë mbërritur në Spitalin Universitar të Traumës.
Sipas përditësimit mbi gjendjen shëndetësore, të publikuar në orën 15:15 nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të tre protestuesit janë në gjendje të mirë shëndetësore, koshient.
Sipas MSHMS, ata po marrin trajtim në urgjencë .
“Njëri prej tyre deklaron që është lënduar dje dhe është paraqitur sot në spital”, bën të ditur MSHMS.
/k.s/j.p/