E Diel, 1 Nëntor 2026

MSHMS: 14 protestues dhe efektivë policie të lënduar tek Trauma dhe një kalimtar te QSUNT

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informoi se 14 protestues dhe efektivë policie të lënduar gjatë protestës kanë mbërritur në Spitalin Universitar të Traumës dhe një kalimtar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas përditësimit mbi gjendjen shëndetësore, të publikuar në orën 17:00 nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, nga këta 9 janë protestues, nga të cilët 1 është shtruar, 3 kanë marrë mjekim dhe kanë lënë spitalin.

Gjithashtu janë 4 efektivë, nga të cilët 2 kanë marrë mjekim dhe kanë lënë spitalin.

MSHMS thekson se një kalimtar ndodhet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe një efektiv, po ekazaminohet. Gjendja shëndetësore e tyre është stabël.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›