MTI-ja “ridizajnon” projektin e Brezovicës

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka rishpallur në fillim të këtij muaji procedurën tenderuese për kontraktimin e një kompanie, e cila do të duhej të merrej me ofrimin e dizajnimit, zhvillimit, financimit dhe operimit me Qendrën Turistike të Brezovicës.
Kompanitë kanë kohë që deri më 21 mars të dorëzojnë përgjigjet dhe dokumentacionin e kompletuar për këtë tender.Kjo procedurë është bazuar në një vendim të Qeverisë që daton prej tetorit të vitit 2011, nëpërmjet të cilit Qeveria pati marrë vendim për krijimin e një komiteti ndërministror, i cili parashihej të ndërmerrte të gjitha masat e nevojshme për t’u përgatitur për shpronësimin e çdo pasurie të paluajtshme, pavarësisht nëse është në pronësi private, në pronësi shoqërore, ose në pronësi të komunës./Indeksonline/