Bie nga kati i dytë, vdes në QKUK

Derisa ka qenë duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, viktima mashkull Kosovar/Shqiptar ka rënë nga kati i dytë duke pësuar lëndime të rënda trupore.
Policia sot raporton se derisa viktima ka qenë në tretman mjekësor ne QKUK-Prishtinë ka ndërruar jetë. Rasti ka ndodhu në Ferizaj. Me vendim të Prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion./Indeksonline/