E Diel, 1 Nëntor 2026

MTKR hap thesin: 180 milione leke shperblim

Shqiperia do te marre pjese ne Lojerat e 29-a Olimpike Verore "Pekin 2008" me kater sportiste te kualifikuar ne sportet e mundjes, qitjes e atletikes, nderkohe qe pret te marre pjese edhe ne sportin e peshengritjes. Ne evenimentin me te madh sportiv te vitit 2008, vendi yne do te marre pjese me sistemin e ftesave edhe me te tjere sportiste cilesore. Prane MTKRS eshte ngritur nje grup pune i posacem. Per realizimin e planit te punes, MTKRS, pervec fondit grand prej 107,1 milione lekesh te akorduara per federatat sportive, do te kete dhe nje fond te vecante nga MTKRS per KOSH dhe federatat pjesemarrese ne keto lojera. Mbeshtetje financiare e MTKRS me nje fond te vecante per pergatitjen dhe perfaqesimin e Delegacionit sportiv shqiptar do te jete me shumen 6100000 leke. MTKRS-ja do te jape sot edhe shperblimet e sportisteve dhe trajnereve per arritjen e rezultateve te larta te sportisteve tane ne aktivitetet nderkombetare ne sportet, qitje, mundje dhe peshengritje. Shuma totale e shperblimit eshte 18850000 leke.
Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise e Sporteve zbardhi shperblimet e disa prej sportisteve elitare, per nje periudhe qe nis nga viti 2002. Keshtu, sipas informacioneve te publikuara, peshengritesi Erkand Qerimaj ne vitet 2002-2007 eshte shperblyer nga Federata Shqiptare e Peshengritjes ne total me 5715000 leke, nderkohe nga Komiteti Olimpik Shqiptar ka marre ne formen e burses olimpike (2003-2007) 21080 dollare amerikane, nderkohe qe kampioni boteror per te rinj ka perfituar nga sponsor te ndryshem nje shume prej 2156100 leke, qe ne total kapin shumen e 7811100 leke dhe 21080 USD. Peshengritesi Gerti Trasha ka perfituar ne total 5833000 leke dhe 21080 USD. Emblema e re femerore e shtanges shqiptare, Romela Begaj, eshte shperblyer me 3612000 leke. Edhe dy sportistet me elitare te mundjes, Sahit Prizreni e Elis Guri, pjesemarres me norme kualifikimi ne Lojerat Olimpike "Pekin 2008", jane shperblyer jo pak. Prizreni, i treti ne bote ne peshen e tij: 128000 leke e 16800 USD, nderkohe qe pritet te marre edhe 6000000 leke shperblim nga qeveria shqiptare. Guri ne total eshte shperblyer me 1280000 leke dhe 16.800 USD. Kampionia e Evropes, qitesja Lindita Kodra, eshte shperblyer ne total 790000 leke dhe 8400 USD, nderkohe qe per vitin 2008 do te marre edhe 5000000 leke. Hedhesi i cekicit, Dorian Collaku, eshte shperblyer me 2250574 leke dhe per vitin 2008 per cdo muaj ka marre 700 USD. Vrapuesi me pengesa, Elton Bitincka eshte shperblyer me 1870000 leke, ndersa rekordmenia Klodiana Shala ka marre 4887725 leke dhe 32000 USD.

Shperblimet
Sportisti Leke USD
1.Erkand Qerimaj 7.811.100 21.080
2.Gerti Trasha 5.833.000 21.080
3.Romela Begaj 3 612 000 -
4.Sait Prizreni 1.280.000 16.800
*pritet te marre edhe 6.000.000 leke
5.Elis Guri 1.280.000 16.800
6.Lindita Kodra 790.000 8.400
*pritet te marre edhe 5.000.000 leke
7. Dorian Collaku 2.250.574 2.100
8. Elton Bitincka 1.870.000
9. Klodiana Shala 4.887.725 32.000

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›