E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF: Ministri Pango, presion ndaj skuadrave

Ka reaguar zyrtarisht Federata Shqiptare e Futbollit, e cila nuk ka mundur dot ta kaperdije faktin qe ministri Pango u ka ushtuar presion anetareve te saj (skuadrave) per te mbledhur firma kunder presidentit Duka. Ne nje komunikate per shtyp, FSHF akuzon ministrine si te mbyllur ndaj dialogut, gje qe i ben dem vetem futbollit tone. "Federata Shqiptare e Futbollit, po ndjek me shume vemendje, seriozitet dhe shqetesim, situaten ne futbollin shqiptar pas vendimit te fundit te Komitetit Ekzekutiv te FIFA-s per pezullimin e Shqiperise nga te gjitha aktivitetet nderkombetare dhe per humbjen e te gjithe te drejtave qe asaj i lindin si anetare ne kete organizate. Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se ne mbledhjen e tij te fundit te dates 17.03.08, i beri edhe njehere tjeter thirrje ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango, nepermjet nje shkrese zyrtare, per t'u ulur ne tryeze, per te diskutuar dhe per te gjetur nje zgjidhje, e cila do ta shpetonte futbollin nga kjo gjendje dhe do te kapercente kete moment kolapsi.
Verejme me keqardhje, se deri me tani jo vetem qe nuk ka asnje shenje qe te premtoje dialog mes MTKRS dhe FSHF-se por perkundrazi, kjo ministri, madje edhe titullaret e saj, kane nisur nje fushate te eger presionesh, duke mbledhur firma te anetareve tane, duke ju bere presione nga me te ndryshmet per t'i trembur ata". Me pas, FSHF i kerkon ministrise te heqe dore nga presionet qe po ben tek anetaret e saj si dhe te mos tregohet kokeforte, sepse ne nje rast te tille do te denohet futbolli shqiptar. Ne rreshtat e meposhtem, federata i kerkon ministrise se linjes te zbatoje kerkesat e FIFA-s dhe UEFA-s, si dhe skuadrave qe te mos druhen, pasi dy organizmat e futbollit nuk kane si synim te perjashtojne Shqiperine nga aktivitetet nderkombetare. "FSHF kerkon qe MTKRS, te zbatoje ato detyra qe ka lene FIFA dhe UEFA, ne menyre qe futbolli shqiptar te mos humbase dhe te shkoje drejt nje udhe pa krye. Federata Shqiptare e Futbollit u ben thirrje edhe anetareve te saj, qe ne kete moment delikat, te jene te bindur, se si FIFA ashtu edhe UEFA, s'kane qellim qe te penalizojne futbollin shqiptar, por duan te bindin shtetin shqiptar, qe pavaresia e institucionit te futbollit eshte e paprekshme. Ata duhet te jene te bindur se futbolli kthehet ne Evrope dhe ne bote, vetem nepermjet rruges qe ndjek Federata Shqiptare e Futbollit, i vetmi partner i vertete dhe i besueshem qe FIFA dhe UEFA, njohin ne Shqiperi. Kurrsesi ai s'mund te rikthehet ne familjen e madhe te futbollit boteror, me presione qeveritare dhe logjike perjashtimi".
"Perjashtimi, turp per MTKRS-ne"
Por ne komunikaten e saj, federata nuk harron te shpotise ministrine, duke i veshur asaj te gjitha pergjegjesite ne rast perjashtimi te futbollit shqiptar. "Ne jemi te bindur dhe shpresojme qe ka ende vullnet per te kapercyer situaten. Perndryshe, pasojat do te jene te pallogaritshme per futbollin shqiptar. Ndersa fatura e ketij deshtimi historik, do t'i mbetet si nje njolle turpi MTKRS".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›