E Shtunë, 31 Tetor 2026

MTKRS dhe IMK restaurime në monumentet e kulturës

Janë prezantuar dhe zonat të cilat do të restaurohen nga MTKRS dhe IMK përmes fondit 1.3 milion USD të akorduar nga UNESCO. Në një konferencë për shtyp ku ishin të pranishëm ministry Ylli Pango dhe përfaqësues të IMK u prezantuan dhe zonat në, të cilat do të realizohen këto restaurime.Fondi prej rreth 1.3 milionë USD i qeverisë shqiptare, i akorduar UNESCO-s, i tenderuar prej saj sipas kritereve ndërkombëtare, me destinacion restaurimin e objekteve monument kulture në qendren historike të Gjirokastrës, është duke u lëvruar dhe përdorur nga firma restauruese që ka fituar tenderin e organizuar nga UNESCO. Disa nga objektet në të cilat po punohet në Gjirokastër sot me fondet e qeverisë shqiptare të lëvruara nga UNESCO janë zona e Qafës së Pazarit dhe banesa të tjera pranë saj si Angonatët, Kabilatët, Gurgaj, Çene etj.Të gjitha këto punime po kryhen në bazë dhe përputhje të plotë me kalendarin e ndërhyrjeve restauruese të përgatitur profesionalisht nga UNESCO dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës në varesi të MTKRS. Qëllimi i ndërhyrjes restauruese mbetet ruajtja e autenticitetit të Gjirokastres për sot dhe për brezat që do të vijnë, si një destinacion me vlera të padiskutueshme dhe me vizitueshmëri të lartë të turistëve vendas dhe të huaj.Për vitin 2009 vetëm nga buxheti i shtetit janë planifikuar rreth 43 milione lekë investime të tjera të përqëndruara në qendrën historike të qytetit të Gjirokastrës, si hidroizolimi i kalasë të Gjirokastrës, punime të tjera në Pazarin karakteristik si dhe restaurime e konsolidime në të paktën 4 banesa të tjera (Pumot, Konomi, Kokobobo e Vehbiu). Këto banesa janë identifikuar nga ekspertiza e përpara disa ditëve e IMK-së dhe DRKK-së Gjirokastër, e cila po ndërhyn për eliminimin e rrezikshmërisë edhe në 4 banesa të tjera.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›