Një përvjetor për Ilian
20/01/2009 Ky përvjetor ka qenë ndryshe për Ilia Terpinin. Tanimë 70 vjeç, operatori me përvojë ka festuar në një aktivitet të organizuar nga Arkivi Shtetëror i Filmit dhe familja e tij me miq dhe dashamirës që e kanë shoqëruar gjatë jetës artistike. Artist i Merituar, kinooperator, drejtor fotografie dhe fotoreporter, Terpini ka xhiruar me dhjetëra filma dhe ka punuar pothuaj me të gjithë regjisorët e aktorët më të njohur shqiptarë. Nga filmat artistikë të xhiruar prej tij mund të përmendim: “I teti në bronz”, “Mësonjëtorja”, “Dimri i fundit”, “Të paftuarit”, “Flutura në kabinën time”, “Kapedani”, “Kush vdes më këmbë”, “Gunat mbi tela”, “Ballë për ballë”, “Muri i gjallë” etj.