Laç,qëllojnë policinë, kërkohen dy persona

Dy të rinj nga Laçi kanë qëlluar me armë në drejtim të policisë. Reagimi i të rinjve, erdhi pasi forcat blu bën thirrje për të ndaluar në një postbllok. Dy të rinjtë, njëri udhëtonte me motor dhe tjetri me një makinë tip Benz, nuk kanë marrë parasysh thirrjeve të policisë, por kanë qëlluar në drejtim të tyre. Më pas njëri nga personat që ndodhej në motor, ka zbritur nga motori dhe duke qëlluar me pistoletë në drejtim të policisë është larguar nga vendngjarja me mjetin tip "Benz". Për fat, nga plumbat nuk ka mbetur asnjë i lënduar, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorët e ngjarjes, tanimë të identifikuar.