E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria gjermane fond per te prekurit nga permbytjet

Ndërkohë që qeveria gjermane ka krijuar një fond prej 8 miliard eurosh për viktimat e këtyre përmbytjeve. Lajmi është konfirmuar nga mediat gjermane pas takimit të kancelares gjermane Angela Merkel në Berlin me ministrat dhe me kryetarët e 16 rajoneve në vend.
Kompania gjermane e sigurimeve Allianz ka publikuar vlerësimet e para për efektet e dëmtimeve të përmbytjeve të ditëve të fundit në Gjermani, Austri dhe në një pjesë të Europës qendrore. Kompania Allianz deri tani ka llogaritur se shuma që duhet ti paguajë klientëve të saj është diku tek 500 milionë euro. Përmasat e kësaj katastrofe natyrore mund të jenë edhe më të mëdha.
Gjithashtu po përgatitet dhe një letër që do i dërgohet presidentit të komisionit europian Hoze Manuel Barrozo, për të kërkuar ndihma europiane për rindërtimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›