ldquoBerisha i ka duart ne korrupsionrdquo

Nga tribuna e mitingut të Lezhës, Edi Rama i ka drejtuar një pyetje kundërshtarit politik, Sali Berisha, për kauzën me të cilën demokratët erdhën në pushtet në 2005, “me duar të pastra”.
“Ku i ka duart tani? Pse si nxjerr përpara, sepse i ka të zhytura në zullumin e korrupsionit, që e ka rrënuar Shqipërinë, sepse në vijat e duarve të tij mund të lexosh rrugën e dramave dhe tragjedive të këtij populli, në këto vjet. Nga Gërdeci te 21 janari, nga rrënimi ekonomik tek ai shoqëror, nga përmbytjet pa fund te listat e borxheve në ushqimore”, tha Rama. Për të treguar një tjetër element, të munguar Zgjedhjet 2013Mediu: Ne e kemi bërë rilindjen Meta: Do hapim vende puneArvizu: Politikanët të paaftë në fushatën e demokratëve këtë herë, mbështetjen e ndërkombëtarëve, Edi Rama risolli në vëmendje të qytetarëve se në 2005, PD kërkonte votën me supozimin se, sipas saj, gëzonte besimin e jashtëm. “Po sot kush i beson? E keni parë botën t’ua hedhë sytë këtyre? Sot në rrugën e kësaj historie, katragjyshit nuk i beson më asnjë demokrat i ndershëm dhe as bota. Neve na beson Shqipëria, na beson dhe bota”, shtoi Rama. Por, kryetari i opozitës i ktheu një përgjigje rivalit politik edhe për këtë fushatë, sipas tij pa përmbatje të Sali Berishës, e mbështetur vetëm në retorikën boshe se po lodhet për popullin. “Nëse po lodhet, pse ky qark përmbytet sa herë bie shi? E keni dëgjuar të thotë, ‘aman më besoni, lodhem për ju, jam mjek, jam human’. Si mund t’ia japin më shqiptarët votën? Herën e parë katër, herën e dytë 44. Kujtoni 44 dhe votoni 29”, theksoi Rama. *** Kryetari i PS Edi Rama ka ftuar elektoratin që të ndjekë erën e ndryshimit, e cila sipas tij po fryn fort. “Era e rilindjes po fryn shumë fort. Të bëhemi pjesë e rrugës së rilindjes më 23 qershor. Me shumë mirënjohje përulem para jush sepse kaq të mbushur nuk e kisha parë kurrë këtë shesh. Mirënjohje, mirënjohje, mirënjohje!”, ka thënë Rama para të pranishëmve. Kryesocialisti ka theksuar se skuadra e rilindjes që do të zgjidhet më 23 qershor do ta ndryshojë situatën, duke u kthyer në një qeveri pranë halleve të popullit. “Skuadra e rilindjes do shkallmojë partinë e punës së katragjyshit. Ajo ka kapërcyer kufijtë e së majtës dhe së djathtës dhe do t’i japë fund rrënimit të Lezhës, Kurbinit e atdheut dhe do të hapë rrugën e rilindjes”, ka shtuar Rama, i cili ka ftuar banorët që të votojnë 29-n. / Top Channel