E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noizy sjell “Gunz Up”

Noizy ka sjellë projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe vidoklipin me titull “Gunz Up”.

Kënga e re e reperit nga Shqipëria,e cila këndohet në anglisht dhe shqip, veç ritmeve hip-hop ka të ngërthyera edhe elemente të muzikës rege.

Por ajo që bie në sy në videoklip, veç veturave luksoze, është edhe prania e armëve dhe skenave të dhunshme.

Videoklipi, i realizuar nga Frame In Production, është publikuar dje (e enjte) dhe ka marrë mbi 20 mijë klikimeve në ditën e parë të publikimit./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›