E Shtunë, 31 Tetor 2026

MTKRS marrëveshje për restaurimin e objekteve islame

Kjo marrëveshje u lidh midis MTKRS, Institutit të Monumenteve të Kulturës, Kryesisë së Administratës Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Kryeministrisë së Republikës së Turqisë ( TIKA ) dhe Komunitetit Mysliman i Republikës së Shqipërisë të cilat vendosin të firmosin këtë protokoll restaurimi të monumenteve kulturore që gjenden në Shqipëri me qëllimin e forcimit të lidhjeve historike tradicionale si dhe zhvillimin e mundësive të bashkëpunimit teknik.

Objekti i veprimtarisë së kësaj marrëveshje është restaurimi I Objekteve të trashëgimisë kulturore si pjesë e lidhjes historike të palëve pjesë e kësaj marrëveshje. Projekti do të financohet nga “ Kryesia e Administratës Turke për Zhvillim dhe bashkëpunim e Kryeministrisë së Republikës së Turqisë (TIKA ). Kjo marrëveshje ka si qëllim të restaurojë objektet e trashëgimisë kulturore historike sipas projekteve të hartuara nga subjektet e kontraktuar nga TIKA, të miratuara nga këshilli Kombëtar i Restaurimeve në përpjekje për të rrjetëzuar objektet e përzgjedhura.

Partneriteti dhe angazhimi I institucioneve të MTKRS do të kontribuojë me mbështetjen institucionale, kapacitete teknike, profesionale dhe administrative për mbarëvajtjen e këtij programi. Synimi i kësaj marrëveshje është që trashëgimia kulturore të vihet në funksion të turizmit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›