Shitjet e makinave të reja shënojnë rritje në BE
Sipas statistikave të publikuara sot nga shoqata e prodhuesve evropianë të automobilave, ACEA, 1 058 868 makina janë pajisur me targa në janar në vendet e BE-së.
Shoqata vuri në dukje rritjen e regjistrimit të targave të reja që shkon deri në +62,1 për qind në Portugali, ndërsa Rumania shënoi një rënie prej 84,6 për qind.
Në tregjet më të mëdha, rritjet janë më të mëdha: +14,3 për qind në Francë (me 171 478 targa të reja), +18,1 për qind në Spanjë (70 130), +29,8 për qind në Mbretërinë e Bashkuar (145 479), dhe +30,2 për qind në Itali (206 341). Por, Gjermania regjistroi një rënie prej 4,3 për qind (me 181 189 regjistrime), që u pasqyrua me ndalimin në vjeshtë të masave në mbështetje të tregut të automobilit.