MTKRS paraqet ne komision buxhetin 2013
Ministri i Kulturës Aldo Bumci priti disa minuta për të raportuar ne komisionin e medias për buxhetin e vitit 2013. Shkak eshte bere vonesa e kryetares se komisionit, Valenitna Leskaj.
I bindur apo jo per justifikimin, pasi mbledhja nisi normalisht ministri Bumci sqaroi perse buxheti i ketij viti eshte 2.5% me i ulet krahasuar me ate te vitit te shkuar. Por kjo nuk ka bindur opozitën.
Vizioni i Ministrise se Kultures nuk ka bindur as deputete te PD-se.
Programit të artit dhe kulturës i eshte rezervuar pjesa me e madhe e buxhetit, rreth 37, 5 %. Deputetja e PS Luiza Xhuvani e quajti buxhetin për artin qesharak.
Dy prioritetet ne fushen e trashegimise kulturore per vitin e ri do te jene përfundimi i ndërtimit të muzeut të Genocidit ne Shkodër dhe rikonstruksioni i Muzeut Arkeologjik të Durrësit.