Obama shtrëngon dorën me Psy

Presidenti Barack Obama shikoi performancën e Psy në ‘Christmas in Washington’, koncertin humanitar dhe për më shumë shtrëngoi duart me pop yllin Korean, pavarësisht deklaratave të tij kontraverse në një performancë të tij në vitin 2004, kur kërkoi të vriteshin amerikanët në Irak.
Tetë vite më vonë, Psy, emri i vërtetë i të cilit është Park Jae, morri pjesë në një koncert ku këndoi këngën “Dear American”.
Sipas disa medieve amerikane, Psy ka performuar gjithashtu edhe para ushtrusë amerika duke u lutur për ta dhe duke i uruar ata për punën dhe sakrificën e tyre.
Sidoqoftë, në fjalimin e tij Obama nuk e përmendi artistin. /Indeksonline/