M.United i pandalshëm mund Uest Ham 4-0, fiton dhe Arsenal
Autori i Lajmit: Redaksia
Britani - Kampioni i Anglisë në fuqi, Manchester United, ka arritur një fitore të thellë si mysafir i Uest Ham United, duke e mposhtur në Upton Park me rezultatin 4-0. Në fund të pjesës së parë (45+1), veterani Paul Scholes i dha avantazhin skuadrës mysafire me një gol të shënuar me këmbën e majtë. Me një supergol të Darron Gibson (61), Djajtë e Kuq dyfishuan epërsinë. Dhjetë minuta më pas Luis Antonio Valencia shënoi golin e tretë, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Uayne Rooney një minutë më pas (72). Topçinjtë kanë fituar 2-0 kundër Stoke Cityt në ndeshjen e zhvilluar të dje në Emirates Stadium. Në minutën e 21-të, portieri i Stoke priti penalltinë e Çesk Fabregas, ndërsa pesë minuta më pas (26), Andrey Arshavin u dhuroi epërsinë djemve të Vengerit. Aaron Ramsey shënoi golin e sigurisë për vendasit (79) duke ua sfumuar shpresat miqve për barazim. Pas kësaj fitoreje, Arsenali ngjitet në vendin e tretë me dy pikë më shumë se Tottenhami që sot zhvillon ndeshjen kundër Evertonit. Të kuqtë e Liverpulit nuk kanë arritur të marrin më shumë se një pikë në ndeshjen e zhvilluar të shtunën kundër Blackburnit. Takimi i zhvilluar në Euood Park, ndërmjet Blackburn Rovers dhe Liverpulit, ka përfunduar me rezultatin e barabartë, 0-0. Me këtë barazim Liverpuli bie një vend më poshtë (në vendin e gjashtë), pasi Aston Vila mposhti Hull Cityn me rezultatin 3-0.
Ky lajm është publikuar: 06/12/2009