E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama, një president i politikës së jashtme?

Autori i Lajmit: The Economist
Të paktën Barak Obama duket se ka nisur të vendosë. Pas muajsh vuajtjeje, ai ka njoftuar se mbas gjithçkaje ka vendosur që të dërgojë një numër të mjaftueshëm trupash amerikane në Afganistan. Ndërkohë, duke ngurruar të përmendë ndryshimet klimatike që prej ardhjes në Shtëpinë e Bardhë, ai tashmë i ka thënë botës se do të shkojë në samitin ndërkombëtar në Kopenhagen – dhe me një premtim të përkohshëm se ndotësi më i madh i botës do të reduktojë çlirimin e gazrave në atmosferë. Shumë njerëzve u duket sikur ai ka ngurruar, - jo se e ka bërë me qëllim. Për Afganistanin, larg të qenit i mençur, përpjekja e tij e frikësuar për të folur rreth Kongresit, për të menaxhuar zyrtarët e tij të konfliktuar dhe përdredhja e krahut të Hamid Karzait, presidentit afgan që ka manipuluar vota, ndoshta ka bërë shumë pak përveçse ka ndihmuar iniciativën e armikut. Gjeneralët e tij kanë përpara një luftë në ngjitje. Për sa u përket ndryshimeve klimatike, nxitimi për të arritur në tryezën e Kopenhagenit, pa asnjë projektligj nga Kongresi, ndjell një atmosferë dëshpërimi. Kjo shkon drejt e në zemër të debatit për diplomacinë e Obamës, ndaj së cilës ai do të jetë i suksesshëm, ose i dobët? A ka ky president një strategji, e mbështetur nëse është e nevojshme dhe me forcë, për të administruar botën? Apo ai është thjesht një version presidencial i Alden Pyles, amerikanit të zgjuar dhe të heshtur, i cili dëshiron të ndryshojë botën, por nënvleftëson se sa e keqe është bota – dhe përfundon duke i shkaktuar dëm?

Skeptikët dhe largpamësit

Skeptikët argumentojnë se, sidoqoftë, z Obama po fiton qartazi reputacionin e dikujt që mund të frikësohet. Muajin e kaluar, pasi presidenti kënaqi dëshirën e Kinës, duke refuzuar të takonte Dalai Lamën, Kina tentoi për më tepër, duke censuruar shumë nga pyetjet ndaj tij në konferencën për shtyp me presidentin e saj, Hu Jintaon. Kur zoti Obama kërkoi që Izraeli të ndalte punën për ndërtimin e vendbanimeve në territoret e saj të pushtuara, Benjamin Netanjahu, kryeministri vendas, e shpërfilli Obamën dhe nga ana tjetër mori përshëndetjen e Hilari Klintonit. Çdo herë, - thonë skeptikët,- negociatat delikate të zotit Obama hasin ambiguitet dhe mospërfillje. Që kur ai ka nisur të merret me Iranin, ky i fundit ka vazhduar të zvarrisë dhe të fshehë informacionin lidhur me programin e saj bërthamor. Kur zoti Obama e braktisi sistemin raketor mbrojtës në Evropë, ai u shfaq për të marrë një premtim nga presidenti i Rusisë, Dimitri Medvjedev, se ky vend do të mbështeste sanksionet nëse Irani do të kundërshtonte – vetëm për Vladimir Putinin, kryeministrin, i cili thoshte në mënyrë të përsëritur se nuk do të ishte e nevojshme vendosja e sanksioneve. Edhe pse Amerika ka premtuar 7.5 miliardë dollarë ndihmë për Pakistanin për 5 vjet, ushtria duket se druhet të vazhdojë të marrë përsipër monitorimin e talebanëve që zhvendosen nga Pakistani Verior në Afganistan, - në të vërtetë, kushtet e dhënies së kësaj ndihme financiare u quajtën nga shërbimet sekrete pakistaneze si një “fyerje” amerikane. Po, zoti Karzai përfundimisht tashmë e ka të tijin Kabulin, por gatishmëria e tij për të futur hundët në superfuqinë e botës ishte poshtëruese. Përgjigjja e “zgjuar” artificiale për diplomacinë nuk është një kënaqësi e çastit. Zoti Obama ka nxjerrë në krye detyrat urgjente të nisjes së tërheqjes së trupave nga Iraku dhe përmirësimit të marrëdhënieve jofunksionale me Rusinë. Ai e ka reklamuar G20-ën si një forum të ri global. Javën që kaloi Izraeli lajmëroi një ngrirje të pjesshme të ndërtimit të vendbanimeve në territoret jo të veta. Me zgjidhjen e reformës së kujdesit shëndetësor, ai shumë shpejt do të jetë në gjendje që tu kthehet çështjeve botërore me një pozicion më të fortë. Përveç kësaj, askush smund ta akuzojë zotin Obama për drojë. Në tri fjalime në Pragë, Kajro dhe Akra, ai ekspozoi një politikë të re të jashtme që refuzon pikëpamjen e manikeansite dhe të paraardhësve të tij. Ai ka për qëllim që të negociojë çarjet e thella në tema si armët bërthamore, arritjen e paqes mes arabëve dhe hebrenjve, të merret me Iranin, të shpëtojë klimën dhe të vendosë Amerikën si polin më të fortë dhe të drejtë në një botë multipolare. Po, - kjo është puna që e pret përpara, po sa rezultate mund të kërkohen në një vit lufte dhe recesioni? Kjo është një pikë e drejtë, por ndërsa muajt kalojnë, realiteti i “dobët” ka marrë situatën në kontroll. Zoti Obama ka ende për të treguar se ai ka pushtetin e ndaljes së vazhdimit të një bote të rrezikshme, kokëfortë dhe ndonjëherë edhe të keqe. Edhe me hapat prapa të Izraelit këtë javë të fundit, presidenti amerikan mezi ka arritur të mbajë premtimin e tij që të punojnë për paqen në Lindjen e Mesme “me të gjithë durimin dhe përkushtimin që kërkon një detyrë e tillë”. Me një përjashtim të madh, - Obama nuk e ka shfaqur ende se ai mund ta mbështesë oratorinë e tij me një shkop – dhe kjo ishte vendosja e një takse të re për gomat kineze. Pragmatizmi i qetë dhe pajtues është i mirëpritur pas mungesës së theksuar morale që shfaqte paraardhësi i tij, Xhorxh Bush, por ajo mbart gjithashtu edhe rrisqe. Kritikët për të drejtën amerikane e kanë gabim që e sulmojnë zotin Obama se u përulet mbretërve dhe perandorëve. Një mirësjellje e tillë nuk do të sillte asgjë tjetër veçse përmirësimin e imazhit të Amerikës, dhe jo dobësimin e saj. Problemi është se presidenti shpesh duket më i sjellshëm ndaj rivalëve të Amerikës sesa ndaj miqve të tij. I ftuari i tij javën që kaloi, kryeministri indian, Manmohan Singh, mund të jetë ankuar për manovrat delikate në marrëdhëniet e Amerikës me Kinën. Aleatët në Evropën Lindore, apo ushtarët e tyre që po vdesin në Afganistan, nuk e durojnë dot të quhen thjeshtë “partnerë”, fjala që përdor zoti Obama pothuajse për këdo. Gordon Brauni fatkeq ka marrë shumë pak falënderime të çmuara. Dhe sa do të funksionojë në praktikë vizioni i qetë dhe shumanshëm i zotit Obama për të cilin çdo vend bën pjesën e vet për të mirën e të gjithëve? Ai ka të drejtë kur thotë se fuqia amerikane është e kufizuar. Por Bashkimi Evropian nuk është në gjendje ta ndihmojë atë të drejtojë botën. As Kina, India dhe Rusia nuk janë të gatshme të bëjnë një gjë të tillë.

“Zoti na ruajt gjithnjë nga pafajshmëria dhe e mira”

Kjo e lë zotin Obama me një barrë në kurriz që duhet ta bartë vetë. Në javët e ardhshme ai mund tu provojë skeptikëve të kundërtën. Ai mund të çojë drejt rrugës së një marrëveshjeje të guximshme në lidhje me klimën në Kopenhagen. Ai mund të ushtrojë presion mbi Iranin për të negociuar për programin e tij bërthamor përpara përfundimit të afatit të vendosjes së sanksioneve, - ose të sigurojë mbështetjen e rusëve për vendosjen e sanksioneve. Ai mund të bjerë dakord për të ulur numrin e armëve bërthamore me Rusinë. Ai mund të detyrojë palestinezët dhe zotin Netanjahu që të pranojnë të negociojnë. Dhe ai mund të marrë zotin Karzai dhe Pakistanin që tu tregojë se SHBA do ta bëjnë Afganistanin të qeverisshëm. Edhe përmbushja e gjysmës së detyrave të sipërpërmendura do ta bënte zotin Obama një president të politikës së jashtme. Por nëse nuk do të ketë përmirësim, atëherë zoti Obama do të etiketohet si një jorealist dhe i dobët. Ai vetë e njohu rrezikun e kësaj në një nga fjalimet e tij të arta kur tha: “Rregullat duhet të jenë shtrënguese. Dhunimet duhet të dënohen. Fjalët duhet të thonë diçka”.

(The Economist)
Përkthyer nga Androkli DraloKy lajm është publikuar: 06/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›