E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjethja e ullirit kundër gripit të derrit

Autori i Lajmit: Redaksia
Kundër të gjitha llojeve të virozës dhe gripit sugjerohet konsumimi i çajit apo kapsulave me ekstraktin e gjethes së ullirit, që mund të gjenden në farmacitë tona. Shkencëtarët japonezë kanë botuar rezultatet e studimit të veprimit antivirusal të hidroksitirozolit në lloje të ndryshme të virusit të gripit, duke përfshirë edhe H1N1 (i ashtuquajtur grupi i derrit). Hidroksitirozoli ka shkaktuar ndryshime në ndërtimin e qelizave të virusit dhe e ka ndalur aktivitetin e të gjitha tipave të virusit të gripit në të cilët është testuar. Gjethja e ullirit është burimi i pasur natyral i hidroksitirozolit dhe oleuropeinës, kompozime polifenole me aktivitet të fortë . Për këtë arsye kundër të gjitha llojeve të virozës dhe gripit sugjerohet konsumimi i çajit apo kapsulave me ekstraktin e gjethes së ullirit, që mund të gjenden në farmacitë tona.
Studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj shumë sëmundjeve. Ulliri është pa dyshim një bimë mjekësore e mrekullueshme. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje e tjera. Ai përmban acide yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83 për qind të acideve yndyrore të përgjithshme, të cilët në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin, e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Për këtë vaji i ullirit nuk duhet ti mungojë dietës suaj ditore. Bima dhe lëvozhga e ullirit përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut, temperaturat e larta etj. Nëse vaji i ullirit përdoret si melhem për lyerje, forcon flokët dhe ndalon të thinjurit. Pirja e vajit të ullirit është i dobishëm kundër helmimit. Ky vaj lehtëson dhimbjet në lukth dhe zorrë dhe mbyt parazitët në zorrë. Ullinjtë e gjelbër kanë vlera të shumta ushqyese e gjithashtu forcojnë barkun dhe stimulojnë potencën seksuale. Ullinjtë e hidhur janë të mirë për trajtimin e djegieve. Të përtypurit e gjetheve të ullirit ndihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatitit buloz dhe kromës. Çaji i përgatitur me gjethet e ullirit ul sasinë e sheqerit në gjak. Diabetikët këshillohen të hanë kokrra jeshile ulliri, të cilat ulin etjen që shkakton diabeti. Vaji i ullirit ndihmon në sëmundjet e mëlçisë dhe në eleminimin e gurëve të fshikëzës së tëmthit dhe gurëve të veshkave. Nga pomadat dhe preparatet e tjera që përgatiten me vajin e ullirit mjekohen plagë të ndryshme, djegie të lëkurës, duke ndihmuar në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara. Vaji i ullirit, përbën një formulë shëndeti dhe jetëgjatësie. Në të gjenden acidet omega-3-yndyrore, vitamina A dhe E, metale, selen, si dhe substanca antioksiduese, të cilat mbrojnë qelizat nga shkatërrimi, që mund të vijës si pasojë e radikaleve e të lira. Personat që konsumojnë dy lugë vaj ulliri në ditë, kanë rënie të LDL-kolesterolit dhe ngritje të nivelit të substancave antioksiduese në gjak të cilat kanë efekt pozitiv në mbrojtjen e zemrës. Ul presionin e gjakut dhe ndihmon në terapinë e hipertensionit. Ndihmon në funksionin optimal të trurit, si dhe në shëndet të mbarë të kockave, sidomos në fëmijë të vegjël, pasi ndihmon në absorbimin e kalciumit. Duke qenë i pasur në vitaminë E, ndihmon në mbarëvajtjen e procesit të plakjes dhe, për këtë, është i domosdoshëm për të moshuarit. Mbron stomakun nga ulcera dhe gastriti. Po kështu mbron mëlçinë nga çrregullime dhe infeksione të ndryshme. Studimet e reja tregojnë se vaji i ullirit ndihmon në parandalimin e kancerit të lëkurës, të zorrës, të prostatës dhe të gjirit dhe mbron qelizat e ADN-në nga deformimet, që mund të çojnë në shfaqjen e kancerit. Është më rezistues ndaj temperaturave të larta të gatimit. Thonjve dhe flokëve u jep fortësi dhe i ruan ato nga thinja e parakohshëm. Jo më kot është renditur mes ushqimit dhe medikamentit si ilaçi, që natyra na ka e falur pa na kërkuar asgjë në këmbim. Duhet dimë edhe këtë: Vaji i ullirit është produkti që, në 100 g ka pothuajse 1.000 kalori, më shumë nga çdo lloj ushqimi tjetër. Për këtë arsye duhet konsumuar me sasi shumë të kufizuara, pasi mund të çojë shumë lehtë në shtim peshe.

Ky lajm është publikuar: 06/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›