E Martë, 3 Nëntor 2026

MV – Kocevski: Katërmbëdhjetë persona të dyshuar për tragjedinë në Koçan

SHKUP, 17 mars /ATSH-MIA/- Katërmbëdhjetë persona janë proceduar penalisht dhe prokuroria do të kërkojë gjithashtu masën e paraburgimit.

Prokurori i shtetit, Ljupco Kocevski tha se ekipi i prokurorisë është zgjeruar në 9 prokurorë publikë, të cilët janë duke punuar intensivisht për të siguruar dëshmi për tragjedinë me të cilën u përball Koçani dhe mbarë Maqedonia e Veriut.

“Dje dhe sot janë lëshuar shumë urdhra dhe masa. Prej tyre janë lëshuar 59 urdhra për autopsi, urdhra për sigurimin e video materialeve, sigurimin e dokumentacionit nga personi juridik, ekspertim të telefonave celularë. Me urdhër të Prokurorisë Publike janë kryer kontrolle në Ministrinë e Ekonomisë”, tha sot Prokurori i Shtetit, Kocevski.

Prokuroria kërkoi me urgjencë përfshirjen e inspektoratit të ndërtimit dhe të punës. Gjithashtu, u punësuan edhe ekspertë nga një institucion i arsimit të lartë.

Meqenëse ka një punë të centralizuar në shërbimet inspektuese, do të dërgohet një kërkesë në Këshillin Inspektues për të gjetur përgjegjësitë – veprimi apo mosveprimi i të cilëve ka shkaktuar këtë rezultat”, tha Kocevski. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›