Pakistan, 11 rebelë të vrarë pas sulmit amerikan
Lajmi u njoftua nga përgjegjësit lokalë të shërbimeve të sigurisë, sipas të cilëve sulmi ndodhi në një nga zonat ku CIA mbikëqyr rregullisht aktivitetin e talebanëve dhe të al-Kaedës. Sulmi ndodhi në Inzarabad, 25 kilometra larg Miranshahut, qytetit kryesor të Vaziristanit të Veriut, një nga bastionet e talebanëve.
“Të paktën 11 rebelë u vranë dhe tre u plagosën pas sulmit të një avioni amerikan pa pilot”, deklaroi një nga përgjegjësit lokalë të shërbimeve të sigurisë, i cili kërkoi të mos identifikohej.
“Të paktën 11 rebelë u vranë dhe tre u plagosën pas sulmit të një avioni amerikan pa pilot”, deklaroi një nga përgjegjësit lokalë të shërbimeve të sigurisë, i cili kërkoi të mos identifikohej.