Macron takohet me presidentin azerbajxhanas dhe kryeministrin armen

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është takuar në Bruksel me presidentin e Azerbajxhanit, İlham Aliyev dhe kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan.
Në një postim nga llogaria në Twitter lidhur me takimin, Macron tha: “Nuk do t’i braktisim kurrë armenët. Gjithmonë kërkojmë zgjidhje për paqe të përhershme”.
Duke theksuar se ka bërë thirrje për përparim njerëzor dhe ulje të tensioneve në pushimet e fundvitit, Macron ndau pamje lidhur me takimin e zhvilluar me Aliyev dhe Pashinyan.
Dje në Bruksel u mbajt Samiti i Partneritetit Lindor të Bashkimit Evropian me pjesëmarrjen e liderëve nga BE-ja, Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia, Azerbajxhani dhe Armenia.