Abuzimet seksuale ne ushtrine amerikane

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates tha se akuzat e fundit per abuzime seksuale nga ish ushtare amerikane dhe te tjere qe jane ende ne sherbim perbejne shqetesim te madh dhe se ushtria ka tolerance zero per abuzime seksuale. Komentet e tij u bene nje dite pasi nje grup me anetare te tanishem dhe te meparshem te ushtrise dorezuan nje akt-padi ne Virginia ku pretendojne se jane ngacmuar seksualisht dhe perdhunuar nga anetare te sherbimit ushtarak nderkohe qe kane qene ne detyre.
17 anetare te taanishem dhe ish anetare te ushtrise amerikane shumica gra thone ne akt-padi se jane perdhunuar ose abuzuar nga koleget e tyre. Ata pretendojne se kur incidentet u raportuan tek komandantet e tyre ushtarake ata nuk arriten te vepronin dhe i urdheruan te vazhdonin te sherbenin me ata te cilet i abuzonin. Disa nga viktimat dolen ne nje konference shtypi ne Uashington.
Mila Haider thote se eshte perdhunuar nga nje ushtar ndersa sherbente ne Kore ne vitin 2002.
Ata qe kryejne keto akte jane si ajo kafsha qe del per pre dhe ata jane shume te zote te zgjedhin viktimat e tyre dhe tentojne te sulmojne perseri. Ky eshte nje fakt qe nuk njihet nga sistemi i departamentit te mbrojtjes dhe trajtohet thjesht si nje ceshtje mes ushtaresh dhe ne fakt nuk eshte e tille.
Padia eshte ngritur per abuzime qe nga ato verbale e deri tek perdhunime ne grup.
eshtja permend emrat e Sekretarit te Mbrojtjes Robert Gates dhe te paraardhesit te tij Donald Rumsfeld si te pandehur duke pretenduar se ata nuk bene asgje per te zgjidhur keto ankesa dhe shqetesime. Ish komandantja e korpusit te marines Anu Bhagwati thote se Departamenti i Mbrojtjes eshte perqendruar me shume ne inkurajimin e grave dhe burrave per te raportuar sulmet seksuale sesa ne ndjekjen penale te dhunuesve. Zonja Bhagwati eshte tani drejtoreshe ekzekutive e Rrjetit te Veprimit per Grate ne Ushtri nje grup i te drejtave te njeriut.
Persa i perket ndeshkimit me pak se nje ne cdo pese dhunues seksual ka dale ne gjyq. Shumica marrin vetem nje shuplake ne vend te burgut.
Paditesit thone se sulmet seksuale dhe perdhunimet jane te perhapura ne ushtrine amerikane. Kori ioca thote se eshte perdhunuar nga eprori i saj ne vitin 2005 kur sherbente ne garden bregdetare. Ajo thote se komandantet e hodhen poshte pretendimin e saj dhe e detyruan te punonte me perdhunuesin e saj.
Komanda ime nuk donte te me ndihmonte pasi pinin bashke. Ai ishte shoku i tyre. Kerkova ndihme disa here tek oficere te tjere dhe nuk mu dha ndihma.
Pentagoni thote se beson se 80 perqind viktimave te sulmeve seksuale nuk e raportojne krimin. Bazuar ne kete shifer Rrjeti per Veprim i Grave ne Sherbim llogarit se me shume se 16 mije anetare te ushtrise jane ngacmuar seksualisht ne vitin 2009. Ne nje seance degjimore ne kongres sekretari Gates tha se departamenti i tij ka tolerance zero per sulmet seksuale dhe se ushtria po ben me shume per te ndjekur penalisht keqberesit.
Perqindja e ndjekjeve penale per abuzimet seksuale eshte rritur nga 30 ne 52 perqind. Po bejme perparim por fakti eshte se nuk jemi atje ku duhet dhe kjo ceshtje eshte shqetesuese por do te vazhdojme te punojme.
Zoti Gates tha se Departamenti i Mbrojtjes ka zgjeruar gjithashtu ekipin e tij per mbrojtjen e viktimave te sulmeve seksuale nga 300 ne 3 mije me punonjes te stacionuar ne cdo baze amerikane kudo ne bote.