E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madhi: Imuniteti i Mediut s'duhet paragjykuar

Kryetari i Grupit republikan, Arian Madhi, tha dje per gazeten, se puna e Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet qe po shqyrton heqjen apo jo te imunitetit te Fatmir Mediut, nuk duhet te paragjykohet. Sipas tij, ky keshill duhet te beje punen e tij, e jo te paragjykohet paraprakisht rezultati me te cilin ai do te dale. "Nuk mund te jepen konkluzione paraprake se si do te vendoset per imunitetin e ish-ministrin. Kjo do te ishte ndryshe sfide ndaj ligjit", tha Madhi. Reagimi vjen pas deklarates se Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, se keshilli ka vullnetin t'i pergjigjet pozitivisht cdo kerkese qe vjen per procedim penal, kur kerkohet per deputetet. Sipas Madhit, eshte e pamundur te shkosh ne keshill me paragjykim. "Materialet e Prokurorise se Pergjithshme duhet te shqyrtohen dhe me pas keshilli mund te dale me nje raport", vleresoi Madhi. Kreu republikan ka kerkuar ne mbledhjen e zhvilluar, materiale shtese mbi kerkesen e Kryeprokurores per te argumentuar ate. Madhi ishte i vetmi qe kerkoi materiale dhe argumente te tjera nga organi i akuzes qe kerkon heqjen e imunitetit te Mediut. Vetem pasi te vijne keto materiale, Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet do te zhvilloje mbledhjen e radhes, ku do te jape vleresimet e para per t'i hequr apo jo imunitetin ish ministrit te mbrojtjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›