Madhi: PR në koalicion me të djathtën

Kryetari i Grupit Parlamentar të PR-së, Arjan Madhi i ftuar në Ora-News foli rreth zhvillimeve më të fundit politike dhe në veçanti rreth kodit zgjedhor. Madhi e vlerësoi kodin zgjedhor të miratuar së fundi si kodin më të mirë të miratuar ndonjëherë. "Hapi i parë që është hedhur për zgjedhje të lira ka qenë ndryshimi i kodit i cili i mundëson subjekteve që të ndërtojnë në fushatë dhe të organizohen. PR-ë i votoi të gjitha dispozitat, e vetmja rezervë e jona ishte lidhur me sistemin, por tani ai ka marrë formë kushtetuese.". Lidhur me pozicionin e partive të vogla në sistemin e ardhshëm elektoral Madhi tha se "Formula zgjedhore është shumë e ndryshme, për partitë e vogla formula kërkon që ato ta konsiderojnë sistemin, si sistem mazhorotar. Nëse partitë e mëdha do të ndërtojnë taktikat e komunikimit në mënyrë mediatike, partitë e vogla do të përpiqen të marrin një mandat në një qark. Pra ai njeri që do jetë në krye të listës duhet të trokasë derë më derë për të marrë votën në atë qark, duhet një komunikim i drejtpërdrejt me çdo zgjedhës. Sa i përket PR-së në zgjedhjet e ardhshme dhe pozicionit të saj politik kreu i grupit parlamentar deklaroi se "PR-ë ka qenë në një mbledhje sot dhe ka vendosur që kjo parti duhet të përfshihet në një koalicion të djathtë. Kjo vjen si një vazhdimësi e PR-së si aleate e të djathtëve. I jep një mundësi për të pasur një qeveri solide ku qeverisin të gjithë aktorët e djathtë. PR-ë në koalicion në bazën e disa parimeve dhe marrëveshjeve. Sipas Arjan Madhit partitë e vogla kanë pasur rezerva lidhur me kodin zgjedhor. Rezervat kanë qenë ndaj sistemit, garancisë së procesit duke e menduar atë si një proces që do të deformojë rezulattin. "Ne si republikan jemi të bindiur se në kodin zgjedhor ka rregulla që do shmangin abuzimin me votat e shqiptarëve. PR-ë nuk mund të ketë rezerva sepse ky kod është kodi më i mirë që i është ofruar subjekteve politike. Nëse një pjesë e subjekteve politike kishin dyshime se procesi mund të manipulohej, ne si republikanë besojmë se komisionerët nuk do lejonin vjedhen e votave", nëvizoi Madhi. Sa i përket çështjes Basha ai tha se Prokuroria nuk është në rrugë të drejtë për çështjen ndaj ministrit. Prokuroria është vazhdimisht nën presionin e të majtëve dhe duhet të bashkëpunojë më shumë me qeverinë. Në fund të bisedës në Ora News Madhi deklaroi se "Skema pas zgjedhjeve të 2009-ës nuk do jetë bipolare, parlamenti shqiptar do të ketë rreth 10 parti politike që do të përfaqësohen. PR-ë beson se do përfaqësohet në mënyrë bindëse në parlamentin shqiptar", përfundoi kryetari i grupit parlamentar të PR-së, Arjan Madhi.