Madhi: Pronat, skema e zgjidhjes
Zgjidhja e problematikes se pronave, do te jete ceshtja ku do te fokusohet ne kater vitet e ardhshme ne Kuvend, Partia Republikane. Ndonese e perfaqesuar ne Kuvend vetem me nje deputet, kjo force politike ben publike faktin, se nuk do te terhiqet nga objektivi i saj, zgjidhja perfundimtare e kthimit dhe kompensimit te pronave. Nje prej perfaqesuesve te larte te kesaj force politike, Arian Madhi, tha dje per gazeten "Koha Jone", se republikanet do te vijojne betejen per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje, duke permendur se dhe ne qender te statutit te kesaj partie, eshte 'prona tek i zoti'. "Ne nuk heqim dore nga objektivat tona, ndonese perfaqesohemi vetem me nje deputet ne Kuvend. Ne krye te ketyre objektivave eshte zgjidhja e ceshtjes se pronave ne vend, cka eshte dhe thelbi i Partise Republikane", u shprehe Madhi. Sipas tij, pavaresisht perplasjeve jo te vogla me shoqaten e pronareve, PR gezon mbeshtetjen e plote te ish- pronareve dhe madje, ka marre dhe votat e tyre ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Duke mos i personifikuar pronaret si nje pjese e vetme brenda shoqates, Madhi tha se kjo pjese e shoqerise eshte me republikanet, pasi i ka te qarte objektivat e PR-se. "Ne nuk bejme asnje kompromis kur behet fjale per pronat, qofshim edhe pa asnje deputet ne Kuvend. Ne mbrojme parimet tona dhe keto, jane zgjidhja e ceshtjes se pronave", vijoi Madhi. Republikani theksoi se "edhe ne marreveshjen e nenshkruar me Partine Demokratike ne koalicionin parazgjedhor, theksohet partneriteti ne nje bashkeqeverisje per zgjidhjen e ceshtjes se pronave". Ceshtje qe sipas Madhit, PR mori garancine nga Partia Demokratike per zgjidhjen perfundimtare te saj, garanci se eshte ne themel te koalicionit, mes ketyre dy partive te djathta. "Ne, pronaret na mbeshtesin per iniciativat e marra edhe ne Kuvend, ndonese per shkak te linjes politike, jo te gjitha u miratuan. Pronaret jane dhjetera-mijera te tjere, jashte shoqatave dhe vleresuan projektet tona", theksoi Madhi.
Perkeqesimi i marredhenieve te PR me pronaret, me debate
Marredheniet mes pronareve te mbledhur rreth shoqates "Pronesi me Drejtesi" dhe Partise Republikane, u prishen dy vite me pare. Shume nisma ligjore te ndermarra nga PR ne Kuvend, nuk u mirepriten nga pronaret, te cilet dalengadale filluan te shkeputen nga PR, si dhe te shprehin hapur shqetesimet se kjo force politike nuk po mbron me ceshtjen e tyre. Ndarja mes tyre doli ne pah me shume se kurre, ne garen elektorale te 28 qershorit. Pronaret e ligjshem te tokave ne keto zgjedhje, u bashkuan me Partine Levizja per Zhvillim Kombetar dhe as qe nuk u afruan tek Partia Republikane. Cka vertetoi me se miri, marredheniet e shkeputura mes tyre. Shume pronare kandiduan te paret ne listat e LZHK, ndonese nuk paten fatin te marrin as edhe nje vend ne Parlamentin e ri. Por pavaresisht ketij fakti, ata do te vijojne te ngrene ceshtjet e tyre ku te munden, jashte dyerve te Parlamentit dhe ne institucionet kushtetuese, ashtu sic kane vepruar gjithnje.