E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret ne plazh, per volumin e muzikes

Durres- Sherri per volumin e muzikes, por dhe biznesi i ngritur ne distance te afert, dyshohet te jene shkaqet e ekzekutimit me "Kallashnikov" te nje 30-vjecari ne plazhin e Durresit, mesnaten e se henes. Policia ndaloi nje ore pas krimit, te dyshuarin Zihni Dushku 54-vjec, banues ne Hamallaj, pronar i nje prej kioskave. Viktima Marenglen Jahoelezi, nga Tirana, pronar i kioskes tjeter ne plazh, nderroi jete ne Spitalin Ushtarak te Tiranes si pasoje e plageve te renda ne trup. Burime zyrtare deklaruan si motiv te ngjarjes ate banal dhe nisen hetimet.

Vrasja

Konflikti mes dy biznesmeneve ka lindur qe diten e diel ne plazhin e Hidrovorit, ne Hamallaj, tek lokali tip kioske i Zihni Dushkut, duke marre shkas nga muzika e larte qe kishte vendosur ky i fundit. Te dy personat kane pasur nga nje kioske prane njeri-tjetrit, ku sherbenin mallra te ndryshme dhe me teper funksiononte si tip lokali. Mengjesin e se dieles pas fyerjeve te ndersjellta dy fqinjet ne biznes, jane perleshur dhe policia i ka shoqeruar per keshillim juridik, duke i paralajmeruar. Pasi jane liruar, Dushku dhe Jahoelezi, kane nisur serish te grinden po per volumin e larte te muzikes mesditen e se henes. Mosmarreveshjet kane vijuar deri ne oren 23:30 te mbremjes, kur Dushku ka shkuar per te marre armen automatike. Pa nguruar aspak, megjithese 30-vjecari ka qene nen shoqerine e miqve ne tavoline, Zihni Dushku ka qelluar me bresheri. Nga pese plumbat e qitur, ka mbetur i plagosur rende Marenglen Jahoelezi, i cili u dergua me urgjence drejt spitalit te Durresit dhe me pas per ne Spitalin Ushtarak, ku dhe humbi jeten.

Hetimet

I dyshuari eshte larguar menjehere pas krimit me shpejtesi, per t'i shpetuar ndjekjes se Policise se Durresit. Grupet e gatshme te uniformave blu dhe ekspertet mberriten ne vendngjarje per hetimet. Policia vendore, ne bashkepunim me sherbimet e Komisariatit Shijak dhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte, bene te mundur zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit, qe u shpall ne kerkim. Miqte e te ndjerit rrefyen gjithcka per krimin, ndersa ne komisariat ishte i regjistruar konflikti mes biznesmeneve. Fale veprimeve te shpejta te mireorganizuara, u arrit kapja e autorit te dyshuar te krimit nje ore me pas. Burime zyrtare thane se Dushku tentonte te arratisej nga Durresi, per te fshehur gjurmet, por eshte lokalizuar shume shpejt. Gjate marrjes ne pyetje te 54-vjecarit, eshte zbuluar edhe motivi i krimit qe ka nisur me sharje e ofendime, duke perfunduar ne dhune fizike dhe perdorim te armes. Policia dhe Prokuroria, ngriten akuzat e "vrasjes me dashje" dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake".

Konflikti

Deshmitaret i thane policise, se autori i dyshuar dhe viktima grindeshin prej disa ditesh mes tyre. Ne kohen kur ka ndodhur krimi, ka pasur shume persona ne plazh qe po kalonin disa ore ne lokalet prane detit. Diten e diel, Marengleni i thote Zihniut se muzika ishte shume e larte, e bezdiste ate dhe miqte e tij, ndaj duhet ta ulte. Kjo kerkese ishte pare si e papranueshme nga Zihniu, qe as nuk e ka vrare mendjen ta ulte volumin. Ne keto rrethana ka plasur dhe perleshja. Qe te dy jane goditur me grushte, por pas disa minutash sherri eshte mbyllur. Nje dite me vone, ne oren 23:30 sherri ka nisur serish. Muzika e larte vijoi te ishte e pranishme ne lokalin e Zihniut, vetem pak metra larg atij te Marenglenit. Ne keto rrethana, konflikti eshte rindezur. Marengleni dhe miqte e tij i kane kerkuar Zihniut qe te ule muziken. Pergjigjja kete here nga pronari i kioskes ka qene vertet e pabesueshme, pasi brenda nje harku kohor te shkurter ka nxjerre nje automatik qe e mbante brenda lokalit, duke qelluar ne drejtim te kundershtarit dhe miqve te tij.

E. Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›