Madona nis turin boteror ne Izrael

Madona, mbretëresha 53 vjeçare e muzikës pop, ndodhet në Izrael në prag fillimit të turit të saj më të fundit nëpër botë. Turi, I cili mbart të njëjtin emër si dhe Albumi, Madona pritet të nisë në datën 29 maj. Një varg automjetesh kanë shoqëruar këngëtaren nga aeroporti për në hotelin në qendër të Tel Aviv. Ky tur është I pari në këto tre vjet, dhe do të nisë piëkrisht në Izrael për të vazhduar më tej në Europë, Amerikë të Jugut dhe Australi ku këngëtarja nuk ka performuar prej 20 vjetësh. Titulli I albumit por dhe i turit MDNA është një aludim për drogën MDMA ose ekstazin, dhe ka shkaktuar shumë polemika, ndërsa një nga këngët e albumit “Vajzat po çmenden” në You tube shoqërohet me shënimin se nuk duhet parë nga persona poshtë moshës nën 18 vjec. Ndërsa vetë këngëtarja thotë se titulli I albumit është shkurtimi I emrit të saj AND-ja e Madonës.