E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshentja qe peshon 400 kg

Skuadrat e shpëtimit në Aberder, një qytezë në jug të Galles, kanë qenë të detyruara të shkatërrojnë një shtëpi për të nxjerrë jashtë saj një adoleshente obese e cila ishte ndjerë keq. Kjo ishte e vetmja mënyrë për të nxjerrë nga dhoma e saj Xhorxha Davis, e cila peshon 400 kile dhe konsiderohet si adoleshentja më e shëndoshë në Britaninë e MAdhe. Për të përfunduar operacionin janë dashur 8 orë punë, dhe 40 persona si infermierë dhe zjarrfikës. Vajza e cila është vetëm 19 vjec, peshon 400 kilogramë, është shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, pro vetëm pasi zjarrfikësit kanë shembur një pjesë të mirë ta catisë së shtëpisë së nënës së saj. Xhorxha u ngrit me një vinc dhe u vendos në një barelë e cila vetë peshon 70 kilogramë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›