E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samuel Etoo: Mund ta mposhtim Çelsin

Inter

Sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o, beson se skuadra e Zhoze Murinjos mund ta mposhtë çelsin. Kamerunasi i ka eliminuar blutë gjatë edicionit të kaluar në Champions, në gjysmëfinale, kur militonte te Barcelona. “Kundër skuadrave angleze kam arritur rezultate të shkëlqyera. Nëse luajmë mirë, besoj se mund t’i mundim”, deklaroi Eto’o. Më pas lojtari foli për trajnerin portugez: “Murinjo më është dukur mjaft i qetë, edhe pse është normale që ai kërkon rezultat të mirë përballë ish-skuadrës së tij”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›