Ibrahimoviç shpëton Barcelonën, Bordo bën të heshtë Karaiskaqin
Ibrahimoviç shpëton Barcelonën. Pjesa e parë e ndeshjes në “Mercedes Benz Arena” të Shtutgartit mes kampionëve të Europës dhe skuadrës gjermane është mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të të zotëve të shtëpisë. Goli u shënua nga Kakau në minutën e 25. Një avantazh i merituar ai i Hleb me shokë, të cilët i kanë shkuar edhe dy herë të tjera afër dyfishimit me Pogrebnjak dhe sërish me Kakanë. I vetmi rast i mirë që ka pasur Barcelona për të shënuar, ka ardhur në minutën e 40-të me Mesin, goditja e të cilit është pritur në dy kohë dhe në një mënyrë të komplikuar (pasi të parën topi preku shtyllën) nga Lehman. Për të gjithë ishte menduar një ndeshje e lehtë për Barcelonën, ku loja pritej të dominohej totalisht prej tyre. Por në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu. Madje, edhe në pjesën e dytë vendasit kanë demonstruar një formë shumë të mirë. Por në minutën e 52’ ka ardhur edhe goli i barazimit për Barcelonën, që Papa ka lënë shumë polemika, pasi Pike ishte në pozicion të dyshimtë jashtë loje: aksioni kalalanasve ishte me një kros në zonë për Piken, i cili me kokë pason për Ibrahimoviç, i cili më shënon tokazi në portën e Lehmanit. Ndeshja ka shumë ritëm dhe gjermanët shfaqen shpesh kërcënueshëm në portën e Barcelonës. Vetëm pak minuta më vonë janë sërish spanjollët, ata që shënuan një tjetër rast të mirë. Brenda një aksioni të Barcelonës në minutën e 68 ndodhin disa episode të dyshimta: në një kros të spanjollëve portieri Lehman bën një dalje të gabuar, topi përfundon tek Ibrahimoviç, i cili duket se e ndalon me dorë, megjithatë suedezi gjuan drejt portës, por topi që po shkonte drejt rrjetës, ndalet nga dora e mbrojtësit të gjermanëve, Molinaro. Megjithatë, arbitri nuk shikon as dorën e Ibrës, as të Molinaros dhe lejon vazhdimin e lojës nga goditja e këndit. Minutat në vazhdim janë plot grintë, por mungon goli deri në fund. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të luajtur në stadiumin “Karaiskakis” të Athinës, është Porto ajo që ka dalë e fituar përballë vendasve të Olimpiakos. Golin e vetëm të këtij takimi e ka shënuar Ciani në minutën e fundit të pjesës së parë, në minutën e 45. Megjithatë, mes të dy skuadrave është luajtur një sfidë argëtuese.
#