Madridi kërkon një garë në Formula 1

Komuniteti i Madridit vazhdon të ëndërrojë për një sport të ri. Suksesi në Mutua Madrid Open, fitorja e Realit të Madridit në Ligën e Kampioneve dhe tani fitorja e parë e Carlos Sainz në Formula 1, ka bërë që kryeqyteti spanjoll të dëshirojë një tjetër pikë referimi në sport. Bashkia e Madridit ka bërë një kërkesë në FIA për të organizuar një Çmim të Madh në Formula 1. Një ide që kryetari i bashkisë së qytetit, José Luis Martínez-Almeida, e ka përshkruar si një projekt “afatmesëm”.
“Do të duhen vite, të paktën deri në 2026 që ne të jemi gati” – thotë Almeida. Problemi kryesor është mungesa e infrastrukturës. Jarama nuk ka nivelin e kërkuar nga F1, por mund të rinovohet plotësisht, nuk përjashtohet një qark urban nëpër qytet dhe, e treta, ndërtimi i një piste të re në Morata de Tajuña, që kërkon një shumë prej 30 milion euro.
E pas fitores së Sainz në Silverstone, projekti mund të jetë shumë më afër realizimit. Bashkia e kryeqytetit spanjoll i ka dërguar një kërkesë drejtuesve të F1 dhe është në pritje të një përgjigje. Pavarësisht gjithçkaje, ata vazhdojnë të ëndërrojnë, sepse Spanja ka edhe një herë një fitues në Formula 1 pothuajse një dekadë më vonë pas Alonsos. Këtë herë quhet Carlos Sainz dhe drejton një Ferrari.