E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mafia italiane vret shqiptarin Ilir Krypi

21/07/2009  Bashkëpunoi me drejtësinë

ITALI- Policia italiane ka gjetur shkaqet e ekzekutimit të shqiptarit në Itali, mbrëmë rreth orës 23 të mbrëmjes. Ai është Ilir Krypi, 42 vjeç, i gjykuar prej drejtësisë italiane, i cili u vra mbrëmë me një plumb në gojë në rrugën Milano të Xhenovës. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, i vetmi perceptim për një ekzekutim të tillë është ai për “të mbyllur gojën”. Shqiptari i ekzekutuar ishte i vetmi nga shtatë të arrestuarit në shkurt të vitit të shkuar, i cili kishte pranuar të dëshmojë për një hetim në lidhje me trafikun e celularëve dhe të kokainës për të burgosurit e burgut Marasi të Italisë. Nga dëshmitë e tij përfundoi në burg dhe një agjent i policisë, i cili i siguronte disa të burgosurve mundësinë për të folur nga qelia, si dhe dy eksponentë të familjes mafioze Makri me origjinë kalabreze.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›