Lista e zyrtare e rreth 3200 përfituesve
21/07/2009 “Metropol” vijon edhe sot publikimin e emrave të përzgjedhur
Vlera e çmimeve të banesave në varësi të shtrirjes hapësinore të bashkive
Programi i strehimit social për banorët që jetojnë në ish- pronë private tashmë ka të përcaktuar edhe 3157 personat që mund të aplikojnë për marrjen e kredisë 30 vjeçare me interes zero për sigurimin e banesës. Përveç evidentimit në listën zyrtare të personave që banojnë në ish pronë private, të cilët do të mund të përfitojnë nga programi i strehimit social, është përcaktuar edhe kufiri masës së kredisë që kjo kategori duhet të tërheqë në sistemin bankar. Për realizimin e kësaj të fundit merren parasysh jo vetëm vendndodhja e qytetit ku përfituesi bën pjesë por dhe numri i familjarëve. Llogaritjet e bëra për masën e kredisë që do jepet për qytetarët që banojnë në ish pronë private, kanë të përcaktuar se shuma e kësaj kredie nuk do të jetë më shumë se sa 80 për qind e vlerës së banesës në treg. Aplikuesi menjëherë sapo të gjejë vendin e banimit mund të zyrtarizojë procedurat e tërheqjes së kredisë e cila do të shlyhet në një afat kohor prej 30 vjetësh, me interes zero. Megjithatë, përfituesit duhet të plotësojnë kushtin kryesor të trajtimit me strehim social e që është niveli I të ardhurave që ata duhet të faktojnë se i disponojnë. Çmimi i banesës në tregun e lirë do ti referohet kufirit të përcaktuar në vendimin e posaçëm të Këshillit të Ministrave si dhe testimit të tregut nga ana e Entit Kombëtar Banesave.