E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI akuza për energjinë

Tiranë (start) Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot për situatën energjetike në vend. Deputeti i LSI-së, Dritan Prifti tha sot se shkak i përkeqësimit të furnizimit me energji, është bërë menaxhimi i keq i operatorit të sistemit të shpërndarjes. Prifti e ka vlerësuar si një ndërrmarrje të falimentuar OSSH-në, që sipas tij nuk paguan asnje lekë për KESH-in dhe kompanitë e tjera shërbyese. Një problem tjetër, si deputetit të LSI-së është edhe fryrja e administratës së OSSH-së.

“Ne jemi absolutisht kundër kësaj mënyre menaxhimi, jemi kundër politikës për të rritur sërish çmimin e energjisë elektrike vitin që vjen. Nuk ka premtuar këtë zoti Berisha kur ka fituar zgjedhjet. Përkundrazi, i ka fituar zgjedhjet me premtimin që do ta ulë çmimin e energjisë elektrike, do ta heq TVSH nga fatura e energjisë elektrike, nga 20 për qind për ta bërë 6 për qind, e ka të shkruar në programin e qeverisë. Pra, për t’ia ulur të paktën 14 për qind koston konsumatorëve”-theksoi Prifti për mediat.
Në emër të LSI-së, Prifti ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të drejtorit të OSSH-së Sahit Dollapi, duke e cilësuar si njeri jo të aftë për të menaxhuar këtë korporatë.

“Duhet të ndërhyhet menjëherë në këtë ndërmarrje dhe nuk duhet të lejojmë në asnjë mënyrë rritjen e çmimit të energjisë elektrike për vitin që vjen”-theksoi Prifti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›