E Diel, 1 Nëntor 2026

Mafiozi lirohet nga burgu sepse kishte alergji fasulet

Share

Një i dënuar në Itali pas një operacioni anti- mafia, u lirua nga burgu për shkak se ishte alergjik ndaj perimeve.

Milioneri Michele Aiello ishte dënuar me 15 vite burg, por doli prej andej pasi bëri vetëm një vit burg.

Avokatët e tij paraqitën përpara gjyqit në një seancë speciale prova mjekësore se ai ishte alergjik ndaj fasuleve, bizeleve, spinaqit dhe disa perimeve të tjera që shërbeheshin zakonisht në burg.

Aiello u arrestua në vitin 2010 në Palermo si pjesë e një operacioni kundër pastrimit të parave. Ai akuzohej si truri që qëndronte pas pastrimit të parave për mafian.

Policia tha se Aiello ka pastruar më shumë se 800 milion euro për bosin e mafias, Bernardo Provenzano.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›