Magani Turp ju nuk jeni kampione
Eliminimi nga Kupa e Shqiperise nuk eshte pritur aspak mire si nga tifozeria vlonjate ashtu edhe nga drejtuesit e klubit te Flamurtarit. Ai qe eshte ndier me keq per kete humbje ka qene pikerisht trajneri i kuqezinjve Gugash Magani i cili kurrsesi nuk e mendonte kete eliminim perkundrazi vetem fitoren. Ky deshtim ka bere qe ne analizen e djeshme trajneri te leshonte akuza ndaj lojtareve teksa i ka cilesuar si aspak te denje per te fituar titullin kampion. Kemi humbur nje ndeshje per fajin tone pasi kishim plot 80 minuta kohe per te shenuar dhe nuk ia arritem qellimit. E kjo jo per merite te kundershtarit por per arsye se lojtaret e mi nuk e moren shume seriozisht kete ndeshje tha nder te tjera peqinasi i pankines vlonjate Gugash Magani. Ky i fundit ka shkuar me tej duke i cilesuar lojtaret e tij aspak te denje per te fituar titullin kampion. shte turp qe nje ekip qe pretendon te dale kampion te mundet ne fushen e vet nga nje skuader qe ndodhet ne vendet e fundit te klasifikimit. Nuk di si ta shpjegoj kete humbje teksa ne seancat stervitore keni zbatuar me se miri detyrat taktike dhe teknike qe u kisha caktuar ndersa ne ndeshje asnjeri nuk i zbatoi aq sa nuk po u njihja me se kush ishit mesohet tu kete thene trajneri lojtareve te tij. Besa/ Bizhdili Dua kthesen me Flamurtarin
Kavajasit po ecin shpejt ne kupe nderkohe qe ne kampionat nuk i kane aspak gjerat ne rregull. Ne fundjave kavajasit do te udhetojne ne Vlore ku do te ndeshen me Flamurtarin kryesues. Presidenti Nexhat Bizhdili ka shprehur besim se ekipi do rikthehet dhe ne kampionat pikerisht ndaj Flamurtarit. Jam i kenaqur me kualifikimin qe arritem se fundi dhe mendoj se kemi bere hapa pozitive. Ndersa ne kampionat kemi nevoje emergjente per pike ndaj me Flamurtarin duhet te futemi ne fushe si te barabarte dhe te synojme pike pse jo edhe te plota ka pohuar bosi i skuadres kavajase Nexhat Bizhdili.