GJIROKASTER/ Pranga grabiten parate e kartat e kreditit
GJIROKASTER - Policia arreston ne flagrance dy grabites. Gjergji Koci 31 vjec dhe Klodian Bistri 33 vjec te dy nga Gjirokastra jane arrestuar ne oret e para te se enjtes nga ana e specialisteve te Parandalimit dhe Hetimit ne Komisariatin e Policise se Gjirokastres. Burime zyrtare nga policia konfirmojne per gazeten Panorama se dy te rinjte jane pjesemarres ne disa vjedhje dyqanesh dhe te hollash permes kartave te kreditit ne bankomat. Ata kishin grabitur ne nje rast portofolin e nje shtetaseje e cila vec parave kishte brenda dhe kartat e kreditit te saj dhe te te shoqit prej nga dy te arrestuarit arriten te merrnin nje shume prej 90 mije lekesh nga banka. Pas denoncimit policia arriti te identifikonte autoret dhe beri arrestimin e tyre.