Shkrihet Elbasani askush si del zot
Sot ajo ngjarje kujtohet me shume nostalgji pasi klubi eshte thjesht pa identitet dhe ne nje krize te thelle financiare. Lojtaret aktuale presin me padurim janarin per te gjetur nje strehe te re dhe qe eshte premtuese per karrieren e tyre. Edhe pse klubi funksionin si shoqeri aksionere askush nuk po i del per zot ne keto dite te pazakonta. Skuadra nuk stervitet lojtare qe thone nuk kemi leke te pime as kafe dhe nga ana tjeter eshte presidenti Arben Laze qe kerkon te shese aksionet e klubit. Divergjencat mes aksionereve problemet financiare por jo vetem e kane cuar Elbasanin ne piken zero.
Bojkoti - Ne klubet shqiptare problemet financiare kane ekzistuar gjithnje por ne asnje prej tyre nuk ka bere vaki qe lojtaret qe ka nje ekip ne dispozicion te bojkotojne gjithcka. Ajo qe kane bere futbollistet e Elbasanit eshte nje rast unik ne futbollin shqiptar. Qe prej se premtes se kaluar ata
nuk sterviten pasi kerkojne te paguhen nga klubi. Ky i fundit nuk jep pagat dhe lojtaret me te drejte zgjedhin rrugen e bojkotit. Por ne krahasim me rastet analoge kur nje klub eshte ne krize financiare Elbasani mbetet me shume se i vecante. Edhe Partizani prej tri sezonesh ndodhet ne nje kaos te vertete por te pakten lojtaret nuk bojkotojne totalisht klubin te pakten sterviten me trajnerin qe ka caktuar presidenti Albert Xhani.
Arsyet - Gjithcka vjen nga financat. Ne nje ane eshte Bashkia e Elbasanit qe shfajesohet me faktin se duke pasur 33 te aksioneve ka dhene shumen e saj per ekipin ne kete fillim sezoni aq sa i takon ne baze te rregullave te shoqerise aksionere. Kryebashkiaku Qazim Sejdini ka thene se gjithcka mbetet ne dore te aksionereve te tjere. I pari eshte Arben Laze me 49 dhe Gentian erraga me 18 te aksioneve. Laze si president klubi ka pranuar se eshte ne nje gjendje te veshtire financiare teksa ka nxjerre ne treg aksionet. Ne nje kohe qe situata nuk ndryshon problemet mes aksionereve kane bere qe edhe mbledhja e bordit drejtues te mos zhvillohet.
Superiore/Java e 14-te
Neser
Laci-Vllaznia 1300
Bylis-Tirana 1300
Kastrioti-Elbasani 1300
Te dielen
Skenderbeu-Shkumbini 1300
Dinamo-Teuta 1300
Te henen
Flamurtari-Besa 1300
Te pezulluarit
Bylis - Maringlen Kule Mirjan Begaj Madjo Guj Bertrand Shkumbini - Bledar Mancaku Bekim Kuli Skenderbeu - Ditmar Bicaj Ivan Jolic Teuta - Erjon Hoti Mirel ota Tirana - Erando Karabeci Devis Muka Laci - Elio Shazivari Stipe Buljan
Dinamo - Marko Putincanin Elbasani - Armando Sadiku Kastrioti - Matko Djamarti.
JORGIS MEMO