E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia humb kontrollin ne Shkoder

Vllaznia e Shkodres pesoi humbjen e radhes ne shtepi, pas triumfit te Lacit, me rezultatin 2-1. Goli i lojtarit te talentuar Balaj ne pjesen e pare nuk mjaftoi per shkodranet, te cilet ne pjesen e dyte pesuan dy gola nga miqte dhe me kete fitore jane ngjitur te sigurte, duke i shpetuar zones se ftohte te renies ne nje kategori me poshte. Por me humbjen e fundit rrezikon Vllaznia renien, pas humbjes se djeshme. Nen drejtimin e trajnerit Edi Martini, pavaresisht merkatos dhe fazes pergatitore qe ekipi zhvilloi ne Malin e Zi, kuqeblute nuk kane mundur dot qe te gjejne veten e tyre. Me dy humbje ne kete fillim viti, Vllanzia do te perqendrohet ne ndeshjet e Kupes se Shqiperise. Perballe Tiranes me te cilen kane rivalizuar per trofe gjate edicioneve te fundit, trajneri Martini do te kerkoje suksesin e vetem te mundshem per kete sezon. Ecuria ne kampionat mund te quhet nje histori qe duhet harruar nje dite e me pare nga pala shkodrane, per edicionet e tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›