E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Magelani" i fotografisë Roland Tasho, përqark SHBA-së për shqiptarët e famshëm

Tashmë akorja e Njohur Hollivudiane Eliza Dushku është fiksuar në celuloidin e fotografit shqiptar Roland Tasho. Fotografi Tasho ka bërë një udhëtim 2 muajsh në të gjitha shtetet amerikane ku ka fotografuar rreth 300 shqiptarët më të famshëm që jetojnë në Amerikë. Ky është projekti i tretë i kësaj natyre, pas koleksionimit të të gjithë emigracionit shqiptar në Itali dhe Zvicër. Në këtë album që së shpejti do të botohet janë të përfshirë figura të njohura si Xhim Belushi, Fadil Berisha dhe shumë shqiptarë të tjerë të suksesshëm. Ky udhëtim për fotografin Roland Tasho është ka rezultuar shumë i sukseshëm. Tani mbetet, që të realizojë një ekspozitë me imazhet e tyre dhe pastaj të botojë albumin e fotografive te komunitetit shqiptarë në Amerikë .

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›