E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Çelësi i artë 2009” në edicionin e dhjetë

23/06/2009  Mbërrin në edicionin e tij të dhjetë festivali për fëmijë “Çelësi i artë 2009”. Fëmijë nga e gjithë Shqipëria u ngjiten mbrëmjen e djeshme në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në festivalin "Çelësi i artë 2009" për të interpretuar këngë dhe valle popullore. Organizuar nga agjencia e spektakleve “Karabashi”, “Çelësi i artë 2009” kremtoi 10-vjetorin e këtij festivali në praninë e emrave të njohur të artit shqiptar, të cilët kanë kontribuar në organizimin e këtij festivali. Për realizimin e kësaj mbrëmjeje organizatorët kishin bashkëpunuar edhe me Institutin e Kulturës Popullore, Qendrën Kombëtare të Veprimtarive Folklorike si dhe Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Festivali mbarëshqiptar i interpretuesve të vegjël të këngës dhe valleve popullore “Çelësi i artë” është zhvilluar për herë të parë në vitin 1999. Zhvillimi i tij është përcjellë edhe përtej kufijve të Shqipërisë, si në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›