E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nimiç: Besoj se ka zgjidhje për emrin

Besoj se ka zgjidhje të denja të cilat i përmbushin kërkesat e të dy palëve. Kështu është shprehur ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara Metju Nimiç në një konferencë për mediat në Gjenevë, pas takimit me përfaqësuesit e të dy palëve. "Qëndrimet janë forcuar, por qëndrimet mund të ndryshojnë dhe mund të gjendet një zgjidhje", tha Metju Nimiç
"Çështja e pazgjidhur në mes të këtyre dy vendeve për emrin e Maqedonisë, ka bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe do të mund të jetë pengesë për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian" është shprehur ai Nimiç pritet të vizitojë Shkupin më 6 dhe 7 korrik, ndërsa në Athinë do të qëndrojë nga 7 deri më 9 korrik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›