E Diel, 1 Nëntor 2026

Magjia e hënës së plotë, spektakël në qiejt e botës (foto)

Hena ne Tirane

Hëna është shfaqur mbrëmjen e së shtunës me gjithë bukurinë dhe magjinë e saj.

Banorët e vendeve të ndryshme të botës kanë pasur mundësinë të shijojnë spektaklin e hënës më të madhe e më të shndritshme të të gjithë vitit.

Për shkak të një kombinimi orbital, sateliti i Tokës është parë 14 % më i madh dhe 30 % më i shndritshëm se hënat e plota të zakonshme.

Superhëna, një term që lindi në vitin 1979, vjen si pasojë e kombinimit të hënës së plotë me afrimin maksimal me Tokën, një fenomen që shoqërohet edhe me ngritjen e lehtë të deteve.

Orbita e Hënës rreth Tokës është në formë eliptike dhe si pasojë largësia Tokë-Hënë ndryshon nga 400-360 mijë km.

Në dukje, rritja e madhësisë së saj nuk vjen nga zvogëlimi i distancës, por nga shkëlqimi më i madh. Momenti më i mirë për të shijuar magjinë e hënës së plotë është kur ajo është në horizont dhe rrethi i saj shfaqet afër ndërtesave apo pemëve. / G.N. 

Rome, Itali

Varshave, Poloni

Pakistan

Shkup, Maqedoni

Kolumbi

Koloseu, Rome

Kili

Johanesburg, Afrike e Jugut

Jeruzalem

Xhakarta, Indonezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›