Vrasja e dyfishtë, arrest me burg Manjola Dollapit

Vendim gjykate / Foto arkiv
Gjykata e Bajram Currit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 31-vjeçaren Manjola Dollapi, e dyshuar si autorja e vrasjes së dyfishtë të tri ditëve më parë në këtë qytet.
Dollapi, nënë e një fëmije 7-vjeçar, deklaroi në polici se kishte vrarë të shoqin, Eduard Dollapi dhe 27-vjeçarin Kaçanik Gjuriqi.
Ngjarja ndodhi më 3 maj, në shtëpinë e çiftit Dollapi, në lagjen Partizani të qytetit Bajram Curri. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po vijon hetimet. / G.N.