E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabit me maskë një grua, arrestohet

Arrestim / foto arkiv

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi disa orë më parë i kishte grabitur me dhunë një shtetaseje çantën, ku kishte celularin dhe 50 mijë lekë të reja, si dhe varësen e floririt.

Burime të policisë së Gramshit bënë të ditur se në vendin e quajtur Ura e Trashovicës, në Gramsh, është regjistruar një vjedhje me dhunë.

Grupi hetimor i mbërritur në vendin e ngjarjes ka konstatuar se një shtetas me maskë i ka grabitur nga qafa një 43-vjeçaren M. Salla, me banim në Gramsh, varësen e floririt dhe çantën e dorës, ku kishte 50 mijë lekë dhe celularin.

Policia ka arritur për një kohë të shkurtër të bëjë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, i cili dyshohet se është Arjan Fejzo, 35 vjeç, me banim në Gramsh.

Në momentin e arrestimit, Fejzos i janë gjetur edhe sendet e vjedhura. Policia arriti të identifikonte të riun nëpërmjet precedentëve të mëparshëm. Ai do të përballet me akuzën vjedhje me dhunë. / Bardha Nergjoni

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›