E Diel, 1 Nëntor 2026

Merrej me fajde, zhduket në mënyrë misterioze 30-vjeçari

Armand Abdullai

Është zhdukur në mënyrë misterioze  një 30-vjeçar nga qyteti i Korçës prej 5 ditësh ndërsa familja dyshon se ai mund të jetë vrarë.

Sipas policisë personi i zhdukur është Armand Abdullai, sipas te dhënave, pas kthimit nga emigrimi ku kishte qëndruar për disa vite jepte para me fajde dhe kjo mund të jetë një nga shkaqet që ka çuar në zhdukjen e tij. Nëna e tij ka treguar se djali i saj nuk është rikthyer në banesë prej 1 majit, ndërsa asnjë nga familjarët nuk ka mundur të lidhet me të përmes telefonit.

Sipas nënës shuma e dhënë me fajde është e konsiderueshme pasi kap vlerën 14 milionë lek dhe kjo ka sjellë edhe shqetësimin për jetën e djalit.

Rasti është denoncuar edhe në policinë e Korçës, e cila ka nisur hetimet por ende nuk ka asnjë gjurmë te 30-vjeçarit. Sipas burimeve nga policia mësohet se hetimet janë përqendruar në pistën e personave qe mund t’i kenë pasur borxhe. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›